Catia e ftohtë është lloji i ndërtimit konstruktiv të gjithë konstruksionit. Një çati e ftohtë është gjithmonë një konstruksion i ajrosur nga ana e pasme. Nënçatia është një variant i zbatuar i çatisë së ftohtë. Ajo përbëhet nga armatura e plotë, një shtresë izoluese dhe nga kontralistela paralel me binarin.
Një nënçati duhet të bëhet në ato raste kur pjerrësia e çatisë nuk është ajo e duhura ( te Alpendachstein 22°DN) ose kur do të rikonstruktohet çatia.
Një çati e ngrohtë është një konstruksion i paajrosur nga ana e pasme siç bëhen zakonisht në çatitë e rrafshëta në ndërtimet industriale dhe në ndërtimet e sallave të mëdha.Çatitë e ngrohta nuk lejohen të bëhen në çatitë e rrafshëta.
Një çati e ftohtë është një konstruksion i ajrosur nga ana e pasme nën mbulimin e çatisë. Ajo mund të ajroset në shumë zona nga ana e pasme ( Psh gjatë ndërtimit të papafingos në zonën e kontralistelës dhe ndoshta edhe poshtë armaturës së plotë, ose e gjithë dyshemeja e çatisë është e ajrosur nga ana e pasme (=papafingo e pambaruar)
ÖNORM EN 490 tjegulla çatie prej betoni, kërkesat e produktit.
ÖNORM EN 491 tjegulla catie prej betoni, procedura e testimit.
ÖNORM B 2219 për punën e catipunuesve dhe norma e kontratës së fabrikës.
ÖNORM B 2219-2 për planifikimin dhe zbatimin e nënçative dhe shtresave izoluese.
ÖNORM B 721a për punën e çatipunuesve, norma proceduriale.
ÖNORM EN1991-1-4 forca e erës.
ÖNORM EN 1991-1-3 rëndesa e borës.
ÖNORM EN 517 Norma austriake EN 517 komponent të gatshëm për mbulimin e çatisë, pajisje të sigurisë në çati, rregulla për mbulimin e çatisë me tjegulla betoni të përpiluara nga shoqata e çatipunuesve të Austrisë.
Nxehtësinë ( deri +70° C) dhe të ftohtin (deri -30°C), shpejtësinë e erës (deri në 150 km/h), ngarkesën e borës dhe të akullit (deri në 1200 kg/m²) breshërin, zjarrin, mbrojtjen akustike.
Për tjegullat: 30 vjet garanci e plotë. Për catitë me panel diellor garancia është 10 vjet.
Armatura behet mbi binarë, mbi të vendoset shtresa izoluese si psh Bramac Universal S. Mbi këtë shtresë izoluese vendoset kontralistela me një prerje tërthore prej minimumi 5/5 cm. Mbi të vendosen listelat e catisë me distancën përkatëse në varësi të pjerrësisë së catisë. Nëse përdoret shtresa izoluese që lejon difuzionin duhet të vendoset nën kontralistelë një izolim në zonën e vendosjes së gozhdës (psh. Bytylnagelband).

Sipas rregullave të ndërtimit duhet të vendoset një mbrojtës bore në hyrje të shtëpisë dhe aty ku mund të bjerë dëbora psh. në rrugën kaluese.
Bramac këshillon një mbrojte nga bora në të gjithë sipërfaqen e çatisë meqenëse bora fillon të rrëshkasë gjithmonë nga lart. Prandaj këshillohet një mbrojtje nga bora në buzën e çatisë si dhe në zonat me rëndesë të vogël dëbore. Më të përshtatëshme si mbrojte nga bora janë tjegullat borëmbajtëse. Për një rëndesë bore deri në 2.55 KN/m² mund të përdoren edhe elementët borëmbajtës prej metali. Nëse rëndesa është më e madhe atëherë nuk duhet të përdoren këta elementë, pasi ata krijojnë presion mbi një pikë me pasojë thyerje në atë zonë. Numri i tjegullave borëmbajtëse / elementëve borembajtës varet nga rëndesa e borës dhe pjerrësia e çatisë.
