KontaktUdhëzues i faqesDëftues botimi
01.07.11 16:32

 

Grupi Monier forcon praninë e tij në tregjet kryesore të Evropës Juglindore

Luksemburg, 30 Qershor 2011 - Sot ka përfunduar transaksioni i marrjes së Grupit  BRAMAC nga Monier. Deri dje  të dy partnerët Grupi Monier dhe Wienerberger AG kishin sejcili nga 50% aksione në BRAMAC. Në fund të janar 2011 Wienerberger dhe Monier kishin firmosur një marrëveshje për blerjen e mbetur prej 50% të aksioneve në grupin BRAMAC nga Monier.

Si kompania kryesore e materialeve për mbulimin e catise në Evropën Juglindore BRAMAC prodhon në 13 vende dhe punëson rreth 900 punonjës. Në vitin 2010, grupi BRAMAC kishte një xhiro prej 113.4 milionë Euro. Përveç tjegullave kompania shet në rajon edhe komponentë të sistemit për çati si dhe panele diellore. Rruga e zgjedhur nga ofruesi i sistemit duhet të vazhdojë dhe të përshpejtohet: Si anëtar i Grupit Monier tani BRAMAC do të marrë pjesë në kursin e rritjes së kompanisë mëmë, e cila nëpërmjet zgjerimit të gamës së aktiviteteve do të arrijë ngritje fitimprurëse të rezultateve. 

Pepyn Dinandt, CEO i Grupit Monier, komentoi për blerjen e BRAMAC si vijon: "Blerja e grupit BRAMAC është pjesë e strategjisë sonë për të optimizuar aktivitetet gjeografike të Grupit Monier. Kështu ne forcojmë praninë tonë në tregjet kryesore në Europën Juglindore, ku tashmë marka Bramac njihet gjerë dhe marrëdhëniet me klientët e BRAMAC janë vendosur prej shumë vitesh. Blerja do të lejojë firmën BRAMAC edhe të zgjeroj më tej ofertën e tij të Sistemit për çati veçanërisht në fushat e kursimit dhe efikasitetit të energjisë. "

Pas blerjes së aksioneve të mbetura në BRAMAC Monier është shkëputur edhe nga pronësia e tij mbi prodhuesin austriak të tjegullave Tondach Gleinstätten AG.  Aksionet e deritanishme  prej 25% janë blerë nga Wienerberger AG, i cili ka rritur aksionet e tij në 50% te  Tondach Gleinstätten AG.

 Rreth Monier

Grupi Monier është ofruesi kryesor në botë i materialeve të ndërtimit për çatinë e pjerrët, Sistemit inovativ për cati dhe sistemev të ajrimit të catisë. Kompania është aktive në 40 vende dhe menaxhohet nga një kompani Holding me qendër në Luksemburg. Përvoja shumëvjecare, një gamë e plotë me produkte dhe risitë pioniere bëjnë që Grupi Monier të kthejë potencialin e plotë cative  në të mirën e konsumatorëve si dhe të brezave të sotëm dhe ature të ardhshëm. Në vitin 2010 rreth 8900 punonjës arritën një xhiro prej më shumë se 1,280 Miliarde Euro. Për më shumë informacion: www.monier.com 

 

  

 

 

 

 

Schatten
© 2006 by Bramac Dachsysteme International, 3380 Pöchlarn, Austria · All rights reserved