Zonat e pjerrësisë së çatisë dhe marrje masash shtesë
Duhet të parashikohen masa të veçanta në planifikim dhe në zbatim në ato raste kur kërkohet shumë nga çatia për arsye vendi, në çmontim të tjegullave, për shfrytëzim të ndërtesës, dhe kur pjerrësia e çatisë është shumë e madhe apo çatia është e rrafshët. Mund të zgjidhni: përdorimin e kapëseve, nënçatinë, (armaturë e plotë, shtresë izoluese), Izolim me shtresë izoluese Bramac. Konterlistela minimumi 50 x 50 mm.
Masa shtesë
Si masë shtesë ndaj borës me erë të fortë ne këshillojmë nënçatinë apo një shtresë izoluese. Sipas Normës Austriake B 2219 dhe rregullores së zanatit të çatipunuesve - në varësi të pjerrësisë së çatisë- duhet të kihet parasysh për shtrimin:
Ndikimet statike të erës duhet të meren parasysh sipas normës austriake B 4014 në të gjitha pjerrësitë e çative.
Norma austriake Ö-Norm B 7219 përcakton një prerje tërthore minimale të listelave të çatisë prej 28 mm/48 mm.
Në zona me shumë dëborë si dhe kur distanca midis binarëve është e madhe mund të jetë e mundur që prerja tërthore e listelave të bëhet më e madhe. Tabelat e dhëna paraqesin kufirin maksimal të lejuar të përthyerjes së listelave të çatisw në varësi të rëndesës totale (= veshja e çatisë + forca e erës + rëndesa e borës) dhe distancën e binarëve (masa e aksit). Në rast dyshimi drejtohuni te pwrpunuesi i çatisë apo statikeri.
Pjerrësia e çatisë 15 < 25 Grad
Lidhja minimale (mbulimi i tjegullës me tjegull): 10,5 cm
distanca e listelave (max.): 31,5 cm
Nëse përdoren tjegulla anësore distanca e listelave duhet të jetë minimumi 31 cm.
Pjerrësia e çatisë 25 < 30 Grad
Lidhja minimale: 9,0 cm
distanca e listelave (max.): 33,0 cm
Nëse përdoren tjegulla anësore distanca e listelave duhet të jetë minimumi 31 cm.
Pjerrësia e çatisë > 30 Grad
Lidhja minimale: 8,0 cm
distanca e listelave (max.): 34,0 cm
Nëse përdoren tjegulla anësore distanca e listelave duhet të jetë minimumi 31 cm.
