Seite drucken

Tjegulla

A jane tjegullat Bramac shumë të rënda për konstruksionin e çatisë sime?

 97 % e të gjithë konstruksioneve të çatisë janë të përshtatshme për shtrimin e tjegullave Bramac. Mbulesa e çatisë përbën vetëm një pjesë të vogël të rëndesës totale të çatisë. Faktorët vendimtarë për dimensionimin e një konstruksioni çatie janë rëndesa e borës dhe forca e erës. Tjegullat me peshë më të madhe janë shumë më të qëndrueshme ndaj stuhive dhe erërave të forta dhe i ofrojnë pronarit të shtëpisë sigurinë maksimale.

Çfarë garanton Bramac?

Bramac garanton për 30 vjet hermetizimin, ngjeshmërinë dhe rezistencën ndaj ngricës për tjegullat e veta. Baza është norma austriake EN 490/491. Cilësi për dhjetëvjecarë të tërë dhe kjo është e garantuar! Bramac jua jep këtë garanci me shkrim.

Prej cilës pjerrësi çatie mund të shtrohet tjegulla AlpenDachstein?

Tjegulla AlpenDachstein mund të shtrohet direkt mbi listelë në një pjerrësi çatie prej 22° DN. Në realizimin e një nënçatie të mbrojtur nga shiu tjegulla AlpenDachstein mund të shtrohet në një pjerrësi që fillon nga 17° DN. Nëse kjo nënçati do të realizohet e mbrojtur nga shiu në një shkallë më të lartë sipas normës austriake B 2219-2, tjegulla AlpenDachstein mund të shtrohet në një pjerrësi që fillon nga 15° DN.

A duhet t´i mbërthej tjegullat?

Tjegullat duhet të fiksohen gjithmonë në zonat anësore 2 tjegulla gjerësi/lartësi Përvec kësaj në pjerrësi nga 45 ° DN duhet të fiksohet një tjegull në tre dhe nga 60 ° DN duhet të fiksohet çdo tjegull. Në zona të rrezikuara nga era, fiksimi duhet të bëhet sipas normës austriake EN 1991-1-4për shkak të rëndesës së madhe të borës.

Zyra Qendrore

BRAMAC Sisteme për çati Sh.p.k.

Rr. „Ismail Qemali“ Pall.12-katësh (i ri) Kati III zyrat 5 dhe 6

1001 Tirana

Albania

Phone: 00355 4 222 63 97

E-Mail: office.tirana(at)bramac.com

Web: www.bramac.al

Orari i punës: Nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri 16.00

Kërkesë nëpërmjet formularit të kontaktit

Kë dëshironi të kontaktoni?