Seite drucken

Lidhjet/bashkimet në çati

Wakaflex-membranë hidroizoluese për oxhak

Wakaflex është një produkt me përdorim universal për hidroizolimin e të gjitha bashkimeve të çatisë me murin, për hidroizolimin e oxhakut si dhe për izolime të tjera në çati. Wakaflex mund të shtrohet dhe të montohet shumë thjesht. Merr formën e dhënë dhe përshtatet ekzaktësisht me konturet e çatisë nëpërmjet shiritit prej alumini. Forma e dhënë gjatë vendosjes ruhet përgjithmonë. Falë vetisë së vetëshkrirjes së materialit nuk nevojiten materiale të tjera ngjitëse. Buza hermetike ofron siguri të lartë ndaj shiut, borës dhe pluhurit. Wakaflex përshtatet me të gjitha materialet e mbulimit të çatisë, të formatit të madh si dhe të vogël. Produkti Wakaflex duhet të mbyllet në konturin e sipërm të tij me profil alumini Wakaleiste si dhe të izolohet me silikon Dichtungsmasse K. Profili i aluminit Wakaleiste montohet lehtë me upa dhe falë ngjyrave në të dyja anët përdoret sipas dëshirës nga ana me ngjyrë të kuqe apo nga ajo me ngjyrë kafe.

Wakaflex

Materiali Plastikë shumë cilësore që ruan ngjyrën PIB (Polyisobutylen) me një rrjetë alumini
Ngjyra e kuqe, kafe, gri e errët
Përdorimi për të gjitha modelet e tjegullave
Gjerësia 28 cm
Gjatësia Rulon 5 m / rulon 10m
Pesha rreth 4,25 kg / rreth 8,5 kg
Rezistenca ndaj temperaturës -40° deri + 100° sipas DIN 52133
Rezistenca ndaj rrezeve Ultra Vjollce sipas NORMES DIN 16726

Wakaleiste Profil alumini 240 cm

Materiali Shirit alumini shumë cilësor, i emaluar
Ngjyra e kuqe ana e parme, kafe ana e mbrapme (e përdorshme nga të dyja anët)
Lartësia 8 cm
Gjatësia 240 cm
Shenja në distancë 20 cm, diametri 6 mm

Zyra Qendrore

BRAMAC Sisteme për çati Sh.p.k.

Rr. „Ismail Qemali“ Pall.12-katësh (i ri) Kati III zyrat 5 dhe 6

1001 Tirana

Albania

Phone: 00355 4 222 63 97

E-Mail: office.tirana(at)bramac.com

Web: www.bramac.al

Orari i punës: Nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri 16.00

Kërkesë nëpërmjet formularit të kontaktit

Kë dëshironi të kontaktoni?