Seite drucken

Një sistem çatie, shumë avantazhe.

Thuaji po BRAMAC-ut: 10 avantazhe bindëse.

Çatitë BRAMAC - Jetojnë më gjatë

Në krahasim me materiale të tjera për mbulimin e çative, kohëzgjatja e rezistencës së tjegullave është vazhdimisht e lartë – deri në 50 vite jetëgjatësi – dhe garanton në këtë mënyrë jetëgjatësinë e çative BRAMAC.

Çatitë BRAMAC - Ruajnë izolimin edhe gjatë shirave më të rrëmbyer.    

BRAMAC i teston rregullisht sistemet e tij të çative në kanalet e erërave më të mëdha të Europës. Çatitë BRAMAC ofrojnë siguri maksimale gjithashtu edhe gjatë rreshjeve ekstreme.  

Çatitë BRAMAC - I rezistojnë erës dhe stuhisë.

Çatitë BRAMAC janë të ndërtuara në mënyrë të tillë, që të mos dëmtohen nga stuhitë. Në rast se është e nevojshme, ato pajisen edhe me masa mbrojtëse të shumta ndaj stuhisë.  

Çatitë BRAMAC - Kalojnë çdo test rezistence.

Çatitë BRAMAC si pasojë e izolimit të lartë janë shumë rezistente ndaj breshërit dhe ngarkesave të tjera. Në rastin më të keq mund të zëvendësohen pa problem vetëm tjegulla të veçanta.  

Çatitë BRAMAC - Rezistente ndaj dëmtimeve të ngricës.
Tjegullat BRAMAC janë të ngjeshura dhe të izoluara shumë mirë dhe për këtë arsye nuk mbajnë lagështirë, si p.sh. nga bryma. Kështu ato janë rezistente ndaj rrezikut të ngrirjes.  

Çatitë BRAMAC - Mbrojnë ambjentin.
Tjegullat BRAMAC dallohen për harxhim të ulët energjie gjatë prodhimit. Kjo bën që BRAMAC të jetë ofruesi i parë i sistemeve të çative me vulën e sigurisë së ambjentit IBO.  

Çatitë BRAMAC - Të kënaqin syrin.
Falë një kontrolli të vazhdueshëm gjatë prodhimit tjegullat BRAMAC janë të gjitha njëlloj të bukura. Nuk mund të gjesh ndryshime në ngjyrë dhe shmangie të tjera.

Çatitë BRAMAC - Ofrojnë çdo gjë.
Emri BRAMAC përfshin të gjitha zgjidhjet për çatinë nga A-ja deri tek Zh-ja. Për çdo model tjegulle është në dispozicion një program përkatës origjinal BRAMAC me të gjithë aksesoret dhe tjegullat e veçanta.  

Çatitë BRAMAC - Kushtojnë më pak sesa mendohet.
Tjegullat BRAMAC ofrojnë një raport të shkëlqyer çmim-rendiment. Merrni një ofertë. Do të mbeteni pozitivisht të habitur!

Çatitë BRAMAC - U besohet prej shumë gjeneratash.
BRAMAC përfaqëson cilësi dhe risi. Gjatë 40 viteve janë prodhuar më shumë se tre miliardë tjegulla dhe janë mbuluar më shumë se dy milionë çati. Dhe numri rritet çdo ditë.

Zyra Qendrore

BRAMAC Sisteme për çati Sh.p.k.

Rr. „Ismail Qemali“ Pall.12-katësh (i ri) Kati III zyrat 5 dhe 6

1001 Tirana

Albania

Phone: 00355 4 222 63 97

E-Mail: office.tirana(at)bramac.com

Web: www.bramac.al

Orari i punës: Nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri 16.00

Kërkesë nëpërmjet formularit të kontaktit

Kë dëshironi të kontaktoni?